UBT News

“Vizioni i Liderëve të Rinj për Kosovën” – u zhvillua një diskutim i hapur në kuadër të “Youth Talks” në UBT

Në kuadër të ciklit të ngjarjeve të “Youth Talks” një organizim në mes UBT-së, Ambasadës Suedeze në Kosovë dhe OJQ Global Shapers Community Prishtina në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, u zhvillua një diskutim i hapur rreth temës: “Vizioni i Liderëve të Rinj për Kosovën”.

Paneli ishte i përbërë prej Amire Ajeti, kryetare e Forumit Rinor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Egzon Pacolli, sekretar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Behar Jashari, kryetar i Forumit Rinor të Lëvizjes Vetëvendosje.

Diskutimi u fokusua në perspektivën e liderëve të rinj mbi Kosovën dhe sfidat që vendi përballet në këtë periudhë, si dhe mbi temat kryesore për Kosovën dhe rreth vizionit panelistëve si liderë të rinj për të ndryshuar dhe për të përmirësuar gjendjen në vend.

Diskutimi ishte i frytshëm dhe inkurajues për të rinjtë që marrin pjesë në politikë dhe në ndryshimin e politikave publike, teksa u shoqërua me pyetje nga studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë ngjarje, duke e bërë diskutimin më të shumëanshëm dhe interaktiv.

Exit mobile version