UBT News

Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë

Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamenti tëri të Presidentit për Efikasitetin e Qeverisë, tha Shtëpia e Bardhë të hënën. Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë tani do të ketë një drejtues, sipërmarrësin Elon Musk.

Vivek Ramaswamy nuk do të shërbejë më në agjencinë joqeveritare së bashku me sipërmarrësin Elon Musk, konfirmoi të hënën një zëdhënëse e këtij entiteti. Zoti Ramaswamy ka sinjalizuar planet për të kandiduar për guvernator të Ohajos.

Vivek Ramaswamy luajti një rol kritik duke na ndihmuar të krijojmë Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë”, tha zëdhënësja Anna Kelly përmes një deklarate.

Ai synon të kandidojë për një post publik së shpejti, që do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, bazuar në strukturën që kemi shpallur sot. Ne e falënderojmë atë jashtëzakonisht për kontributin e tij gjatë 2 muajve të fundit dhe presim që ai të luajë një rol jetik për ta bërë Amerikën sërish madhështore”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë.

Exit mobile version