UBT News

Vitin e kaluar 1.700 persona nga Maqedonia kanë marrë pasaportë të Bullgarisë

Në vitin 2024, mbi 16 mijë persona morën shtetësi bullgare, një rritje prej 4 mijë krahasuar me vitin 2023, sipas raportit vjetor të Komisionit për shtetësi bullgare. Në krye të listës janë shtetasit e Ukrainës dhe Turqisë, me më shumë se 2.400 ukrainas dhe rreth 2.200 turq që morën pasaportë bullgare.

Moldavia renditet e treta me 1.887 pasaporta të dhëna, ndërsa Maqedonia e Veriut është e katërta, me gati 1.700 shtetas që fituan shtetësinë bullgare.

Kjo është një ndryshim i dukshëm krahasuar me vitet e kaluara, kur shumica e pasaportave bullgare lëshoheshin për shtetasit e Maqedonisë. Pas Maqedonisë renditen Shqipëria (1.328), Serbia, Rusia, Izraeli dhe Siria./UBTNews/

Exit mobile version