Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po raporton në Komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e situatës me COVID-19.
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj e ka pyetur ish-ministrin Vitia se a është i gatshëm t’i kërkojë falje familjes së të ndjerit Agon Musliu.
“A jeni të gatshëm t’i kërkoni falje familjes së Agonit. Agon Musliu vdiq në Qendrën e Studentëve dhe a ndjeni veten fajtor kur keni dalë në sheshin në Prishtinë”, deklaroi Demalijaj duke iu referuar protestës së VV-së së mbajtur në shesh.
“Natyrisht që ndjehem keq për vdekjen e Agonit. Natyrisht që s’ka qenë e lehtë as për mua si ministër vdekja e Agonit. Natyrisht që i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Agonit. Eshtë e lehtë ndoshta të thuhet, por jo në rastin tim, që në këtë rast ka ndodhur një tragjedi, të cilin jo vetëm në aspektin njerëzor, por edhe moral e kam përjetuar shumë rëndë, Por me përgjegjësi të plotë ju them që i ndjeri Agon Musliu nuk ka pasur asnjë dokument shëndetësor me vete në hyrje të pikës kufitare – Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, iu përgjigj Vitia.
Kurse sa i përket tubimit të VV-së, Vitia tha se sot u thirr të japë llogari për kohën sa ka qenë ministër./UBTNews