Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot priti në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde, të cilin e informoi me punët, planet, por edhe sfidat e ministrisë.
Temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë, siç u bë e ditur në njoftim, thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
“Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”, informoi MSh.