Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se shërbimi i fertilizimit in vitro në institucionet publike do të nisë në fund të këtij viti. Gjatë përurimit të Klinikës së Ortopedisë, Vitia ka thënë se pajisjet janë sjellë dhe janë duke u montuar.
“Pajisjet janë sjell dhe janë duke u montuar. Në listën e barnave esenciale do të futen edhe barnat për IVF-në. Deri në fund të vitit ky shërbim kaq i nevojshëm do të aplikohet edhe në institucionet spitalore publike”, ka Vitia.