Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pasi ka marrë dozën e parë të vaksinën anti-Covid ka mbajtur konferencë për medie me temë: “Vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër Covid-19.
Arben Vitia ka bërë thirrje për vaksinim duke siguruar qytetarët se vaksinat janë të aprovuar nga dy agjencitë më të mëdha të mjekësisë në botë.
“Nuk do të marrim vaksina as nga Rusia e as nga Kina. Ju bëjë thirrje që mos të hezitoni të vaksinoheni”.
I pyetur se pse disa qytetarëve po u thuhet se ka mungesë të vaksinës Pfizer dhe po u ofrohet vetëm ajo AstraZeneca, ministri tha se ka doza të të dyjave dhe të dyja janë të sigurta.
“Ne kemi vaksina kundër Covid-19 në stoqet tona, Pfizer dhe AstraZenca. Të dyja janë të sigurta. Nga 240 mijë të vaksinuar gjysma janë të vaksinuar me njërën e gjysma me tjetrën dhe askush s’ka pasur efekte serioze”
Sipas tij, procesi i vaksinimit në gjithë vendin nuk ka qenë i lehtë, duke shtuar kur e ka marrë mandatin nuk ka pasur asnjë vaksinë të siguruar në stok.