Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se në mbledhjen elektronike të qeverisë është aprovuar kërkesa e kësaj ministrie për mbulimi të trajtimit mjekësor të personave me status të invalidit të luftës, për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes se protezave jashtë institucioneve publike.
Ai tha se është bërë edhe plani i veprimit për ngritje e kapaciteteve në institucionet publike për të ofruar ky shërbim si dhe janë ndarë 2 milionë euro për tri vitet e ardhshme për këtë çështje.
“Sot sa po ka përfunduar para pak kohe një mbledhje e qeverisë në mënyrë elektronike ku janë marrë tre vendime me rendësi, ku në vendimin më të rëndësishëm i cili është marr sot nga kjo mbledhje elektronike është vendimi për aprovimin e kërkesës se Ministrisë së Shëndetësisë për mbulim të trajtimit mjekësor për personat me status invalid të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtës apo vendosjes së protestave jashtë institucioneve shëndetësore publike ku këto të fundit nuk ofrojnë këto shërbime. Natyrisht jam shume i lumtur që ky proces më në fund po institunalizohet dhe po kthehet në binar. Ministria Shëndetësisë tashmë ka aprovuar një plan të veprimit për ngritjen e kapaciteteve në qofte ato infrastrukturorë në qofte resurset njerëzore në institucionet shëndetësore publike për me ofruar ky shërbim në të ardhmen. Është ndarë një shumë rreth 2 milionë euro në total për tri vitet e ardhshme dhe natyrisht ky është hapi pare që po e bëjmë dhe për funksionalizimin e këtij shërbimi në institucionet shëndetësore publike”, ka thënë ai.