Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune të Prishtinës, Arben Vitia pranoi humbjen. Në një konferencë për media, Vitia i uroi fitoren kundërkandidatit të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama.
“Prishtina tashmë ka një fitues, e ai është zotëri Përparim Rama”, tha Vitia në konferencë për medie.
Pas procesimit të 98.74% të votave, prin Rama me 40 mijë e 111 vota apo 51.07%, kurse Vitia arriti 38 mijë e 422 vota apo 48.92%./UBTNews