Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, komentoi bojkotin e komunave për takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar në lidhje me gjendjen e pandemisë.
Vitia tha se komunat duhet të mënjanojnë interesat partiake po të fokusohen te situata me pandeminë.
I pyetur po ashtu me gjendjen e komunave në pandemi, ku në disa komuna nuk punojnë aparatet për incizimin e mushkërive, Vitia tha se ka kontakte me komunat dhe përpjekja e tyre është për t’u dalë në ndihmë.
Sa i përket personelit shëndetësor që janë infektuar edhe pse kanë marrë dy dozat, tha se nuk ka informacion se a ka ndodhur dy javë pasi kanë marrë vaksinën.