UBT News

Vitia në Ditën Ndërkombëtare të infermierëve u kërkon atyre të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë pjesë në promovimin e Manualit të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Me këtë rast ai i ka uruar infermierët për Ditën Ndërkombëtare të tyre, duke kërkuar që të ofrojnë shërbime sa më cilësore për qytetarët.

Vitia infermierët i ka quajtur boshti i sistemit shëndetësor, për çka u ka garantuar mbështetje të vazhdueshme.

“Ky manual është realizuar falë punës së ekspertëve, por mbi të gjitha me angazhimin e infermierëve, që janë boshti i sistemit tonë shëndetësor. Roli i infermierisë është i rëndeshim prandaj zhvillimi i vazhdueshëm dhe edukimi është i domosdoshëm. Manuali përveç zbatimit duhet të përshihet si literaturën në shkollat e mesme dhe fakultetet e studimeve shëndetësore. Do të hartojmë edhe dy manual të tjera. Shpreh mirënjohjen time për ata që punuan në këtë manual. Urime 12 Maji, ofroni shërbime sa ma cilësore për qytetarët tanë”, deklaroi ai.

Exit mobile version