Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën për media ka thënë se Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës po përgatit disa skenar në lidhje me gjendjen me pandeminë.
Ai tha se në rast të rritjes së numrit të pacientëve që kërkojnë hospitalizim për shkak të COVID-19, si skenar mund të jetë edhe organizimit i spitaleve të karakterit fushor.
Vitia theksoi se gjendja e sotme në SHSKUK është shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për organizime të tilla.
“Janë saktë 1 mijë e 269 pacientë tani në klinikat tona të COVID-19 dhe në spitalet tona. Është lajm i mirë që sot pas një kohe nga filloj ky eksplozion i virusit, sot ka pasur më shumë lëshime se sa pranime të pacientëve me COVID dhe kjo na gëzon pa masë. Ka disa ditë, një ose dy javë që janë duke u përgatitur të gjitha skenarët. Natyrisht SHSKUK është duke pritur një takim në MSH për diskutimin e këtyre skenarëve kur do të ndodhin, që të organizojmë edhe spitale ose të karakterit fushor ose të një grumbullim të qytetarëve. Me lajmet që i morëm sot nga SHSKUK, janë lajme që na gëzojnë dhe janë shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për një situatë të tilla”.