UBT News

Vitia: Lista e pritjes për rezonancë magnetike po vazhdon të bie

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se në janar të këtij viti në QKUK ka pasur vetëm një rezonancë magnetike dhe lista e pritjes ka qenë deri në një vit.

Mirëpo ai ka shtuar se aktualisht një rezonancë magnetike e teknologjisë së fundit në spitalin e pediatrisë u shtua, si dhe është bërë funksionale një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Pejës.

Vitia ka shkruar se në gusht asnjë rast urgjent për pacientët pediatrikë dhe onkologjikë nuk qëndron në pritje, ndërsa lista për rastet tjera ka rënë në katër muaj e po vazhdon të bie.

“Vazhdojmë së bashku me stafin mjekësor punën për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë. Sfidat janë të shumta, por edhe më të mëdha janë dhe përpjekjet”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version