UBT News

Vitia: Ka kaluar koha kur deputetët vijnë në MSh për t’u shkelur ligji

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka quajtur lajm të mirë ligjin për rregullimin e çmimit të barnave. Ai tha se arsyeja pse nuk është bërë më herët është se qeverisja PAN nuk ka sjell asnjë projektligj në MSh.

“Kisha pas dëshirë që ky ligj të bëhej më herët, fatkeqësisht nuk është bërë, kisha pas dëshirë të merren me probleme të tjera, fatkeqësisht më është dashur me u marrë me këtë ligj. Pse nuk është bërë më herët sepse në qeverinë e PAN-it, a e dini se sa ligjet janë proceduar në MSh, zero, asnjë ligj në MSh gjatë gjithë qeverisjes së PAN nuk është proceduar. Unë edhe atëherë edhe ish ministrit edhe deputetëve iu kam thënë se me udhëzim administrative nuk zgjidhet kjo çështje, vetëm me ligj, pse nuk është bërë duhet t’i pyesni ministrat tuaj që kanë qenë më herët, jo neve”, tha Vitia.

Minsitri Vitia tha se ka kaluar koha kur deputetët vijnë në MSh dhe zyrat e prokurimit për t’u shkelur ligji.

“Ka kaluar koha kur deputetët vijnë në MSh e në zyrat të prokurimit për t’u shkelur ligji, jo bre nuk ndodh kjo, ky në asnjë moment nuk do të lejoj as të shkelet ligji e as të bëhen tejkalime të ligjit. Iu bëjë thirrje të gjitha kompanive pa dallim, regjistroni produktet e juaja sepse jam edhe kundër monopolist dhe të mos jenë vetëm 1 apo 2 produkte të regjistruara, do ta marrë edhe përsipër bashkë me gjithë administratën në AKPM që të jenë procedura sa më të thjeshtëzuara të regjistrimit të produkteve por produkte të paregjistruara nuk do të lejohen në Kosovës sepse nuk garantojnë cilësi”, tha ai.

Exit mobile version