Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë për të filluar edhe fushatën si kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës.
“Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më pati ngarkuar kryeministri Kurti për të cilin do të jem mirënjohës”, deklaroi Vitia.
Ai para gazetarëve foli edhe për situatën dhe menaxhimin me pandeminë COVID-19 dhe punën e bërë gjatë qeverisjes së tij në këtë dikaster./UBTNews