Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se janë në fazën finale të arritjes së kontratës për sigurimin e vaksinave antiCOVID 19.
Ai gjatë seancës së sotme plenare tha se vonesat janë si pasojë e Kosova është vonuar të fillojë inicimin e negociatave për blerjen e vaksinave.
Sipas tij, ata janë në diskutime të vazhdueshme me prodhuesit dhe janë në fazën finale të kontratës që do të mundësoj vazhdimin e procesit të vaksinimit në masë.
“Po është një konstatim se shteti jonë është vonuar të fillojë inicimin e negociatave si duhet. Kjo është arsye e vonesës. Por një gjë do t’iu garantojë se nuk do të ketë vonesa në ardhjen e vaksinave. Me planifikimin tonë ne do të arrijmë vaksinimin e 60 përqind të popullatës, ashtu siç kemi thënë”, theksoi Vitia.