Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar shkollën e mesme të ulët “Hyzriu e Samiu” në fshatin Letanc të Podujevës. Aty filloi vaksinimi kundër papilloma virusit human (HPV) që parandalon kancerin në qafën e mitrës.
“Po fillojmë vaksinim e vajzave të klasave të gjashta me vaksinën HPV e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës. Kosova edhe në shekullin e kaluar ka vuajtur nga sëmundjet ngjitëse dhe ka pasur vdekje të panumërta të qytetarëve tanë gjatë shekullit të kaluar si pasojë e këtyre sëmundjeve”, tha Vitia.
“Unë mora vesh që dje ka filluar në Komunën e Podujevës dje përmbi 80 për qind e vajzave e klasave të gjashta në vendin ku është bërë vaksinimi e kanë marr këtë vaksinë që është jashtëzakonisht lajmë i mirë dhe përfund apeloj të gjithë prindërit pa përjashtim t’i stimulojnë vajzat ta marrin këtë vaksinë. Aspak efekte anësore nuk ka, e cila që nuk trajton po parandalon një sëmundje shumë të rrezikshme siç është kanceri i qafës së mitrës. Ministria e Shëndetësisë ka investuar dikun 5 milionë euro më shumë për këtë vit, jo vetëm për këtë vaksinë, por edhe për dy vaksina të tjera dhe do të vazhdojë të investoj edhe më shumë në parandalim, natyrisht siç kemi investuar dhe po investojmë në Kliniken e Onkologjisë”, tha tutje Vitia.