Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një takimi me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, diskutuan për avancimin e shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë edhe fillimin e shërbimeve specialistike në Komunën e Podujevës.
MSh njofton se ministri Vitia ka thënë se në bashkëpunim me SHSKUK-në do të sigurojnë stafin e nevojshëm mjekësor që të funksionalizohen shërbimet në kuadër të mundësive ligjore.
“Ai u shpreh se qytetarët e Podujevës do të kenë edhe shërbimet sekondare dhe do të kërkojë nga Bordi i SHSKUK-së të trajtohet kërkesa për fillimin e shërbimeve sekondare në nivelin specialistik dhe të vizitave specialistike në këtë komunë”, citohet në komunikatë Vitia.
Ndërsa, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e falënderoi ministrin Vitia për gatishmërinë ndërsa u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në dobi të shëndetit të qytetarëve.