Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia beson që 90% e rekomandimeve që i ka nxjerrë Asociacioni i Komunave të Kosovës lidhur me masat e reja do të merren parasysh. Kështu kanë njoftuar nga Asociacioni i Komunave pas takimit virtual që e kanë mbajtur sot me ministrin Vitia.
Ky takim vjen pas takimit të djeshëm të Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës për të vlerësuar situatën e tashme pandemike nëpër komuna me virusin COVID-19. Dje pas takimit Asociacioni ka dalë me rekomandime, ku ndër tjerash u kërkua heqja e orës policore dhe hapja e gastronomisë, si dhe është kërkuar nga Qeveria ta ketë prioritet vaksinimin e popullatës.
Ndërkohë sot ministri Vitia apeloi për kujdes në të gjithë hapat meqë situata është mjaft serioze, prandaj kërkoi bashkëpunim dhe koordinim mes të gjithë akterëve në mënyrë që të ruhet shëndeti publik, por të mos dëmtohen as sektorët e ekonomisë./UBTNews
MINISTRI VITIA: RRETH 90% E REKOMANDIMEVE TË ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE DO TË MERREN PARASYSH PËR MASAT E REJA Kryetarët…
Posted by Asociacioni i Komunave të Kosovës on Thursday, April 15, 2021