Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se viti 2020 ka qenë sfidues për fëmijët dhe prindërit e tyre, për shkak të pandemisë.
Jahjaga gjatë një diskutimi për librin me nxënësit përfitues të bibliotekës qarkulluese, ka thënë se pasuria më e madhe e vendit janë rinia.
“Periudhën e pandemisë do të vërejmë shumë pasoja. Barra e madhe ka qenë tek prindërit dhe familjarët. Iniciativa të tilla kanë rëndësi të veçantë. Ky vit ka qenë goxha sfidues. Pasuria më e madhe e këtij vendi jeni ju të rinjtë e Kosovës”, tha ajo.
Nxënësi Jasir Tërnava tha se është i lumtur që është pjesë e ekipit ku po merr pjesë ish presidentja Jahjaga, që ka ardhur, dhe tha se do të diskutojnë për ndonjë libër që kemi lexuar dhe do shpjegojmë dhe mendon që ajo të iu tregojë për jetën e saj.
Ndërsa Buna Sinani theksoi se ka lexuar librin Nikolas i vogël dhe tha se i ka pëlqyer shumë sepse aty flitet për shumë strategji.
“Unë jam shumë e lumtur sepse asnjëherë se kam parë presidenten. Nga libri që kam lexuar më ka pëlqyer dhe qeshur”, ka thënë ajo.