UBT News

Vitaminat e nevojshme për verën

Përveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit.

Vitamina A – Ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme. Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi verës. Kjo se priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë kësaj stine, është thelbësore të përmirësoni dhe të kujdeseni për shëndetin e lëkurës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të konsideroni marrjen e suplementeve të vitaminës A.

Vitamina C – Kjo vitaminë, është antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira, forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës. Temperaturat e ngrohta shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe gripit, që shmangen me vitaminën C.

Vitamina D – Duket e çuditshme që mund t’ju duhet të rrisni marrjen e vitaminës D gjatë verës, pasi trupi ynë prodhon vetë “vitaminën e diellit” kur lëkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit, e gjeneruar nga dielli nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë. Faktorë të tillë si koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lëkurës dhe përdorimi i kremit të diellit, mund të kufizojnë efektivitetin e saj. Nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, ngrënia e ushqimeve të fortifikuara me këtë vitaminë dhe marrja e suplementeve të saj, mund të ndihmojë në ngushtimin e hendekut.

Vitamina E – I siguron lëkurës antioksidantë për të eliminuar radikalet e lira të dëmshme e për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet. Kjo vitaminë është e njohur për aftësinë e saj për të nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës. Kjo është ajo që lëkura ka nevojë gjatë muajve të nxehtë të verës. Përveç kësaj, vitamina E luan një rol në luftimin e mikrobeve. /UBT News/

Exit mobile version