UBT News

Vitaminat dhe ushqyesit që mbrojnë shëndetin e syve

Shëndeti i syve neglizhohet ose merret si i mirëqenë, megjithëse ndikohet nga ushqyerja, përdorimi i pajisjeve elektronike dhe procesi natyral i plakjes.

Një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në shikim është mungesa e vitaminave thelbësore. Këto përbërës luajnë rol mbrojtës kundër dëmtimeve oksiduese dhe inflamacionit që mund të dëmtojnë sytë.

Më poshtë gjeni vitaminat dhe ushqyesit më të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të syve:

Vitamina A

Vitaminë jetike për funksionin normal të syve. Ajo ndihmon shikimin në kushte me ndriçim të ulët dhe parandalon tharjen e syve. Mungesa e saj shkakton dëmtime të kornesë dhe dobësim të shikimit.

Vitamina E

E njohur si antioksidant i fuqishëm, vitamina E mbron qelizat nga radikalet e lira që dëmton proteinat e syrit, duke shkaktuar mjegullim të shikimit.

Vitamina C

Një tjetër antioksidant i rëndësishëm, mbron sytë nga dëmtimet oksiduese dhe forcon enët e gjakut në retinë. Studimet tregojnë se ul me 33% rrezikun e problemeve me shikimin.

Kompleksi i Vitaminave B (B6, B9, B12)

Ky kombinim ndihmon në uljen e rrezikut të degjenerimit të syve, sidomos tek gratë. Ato luajnë rol kyç në qarkullimin e duhur të gjakut dhe funksionin nervor të syve.

Zinku

Ndihmon në transportimin e vitaminës A nga mëlçia drejt retinës, ku prodhohet melanina, pigmenti që mbron sytë nga rrezet ultraviolet. Marrja e 40-80 mg zink në ditë, e kombinuar me antioksidantë, mund të ngadalësojë përkeqësimin e shikimit deri në 25%, sipas ekspertëve.

Acidet yndyrore Omega-3

Janë të domosdoshme për shëndetin e retinës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve. Ato ndihmojnë në parandalimin e tharjes së syve e inflamacionit.

Këto vitamina dhe ushqyes të përfshihen në dietë për të mbajtur shikimin e qartë dhe sytë të shëndetshëm për sa më gjatë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version