UBT News

Vitamina Q: Çka është dhe pse duhet ta përfshini në rutinë?

Vitamina Q është molekulë organike e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien. Me fuqi të lartë antioksiduese, ndihmon në ngadalësimin e plakjes së qelizave dhe lufton lodhjen, duke dhënë doza energjie.

Vitamina Q është emri i dytë me të cilin identifikohet koenzima Q, e quajtur ubiquinone sepse është substancë e prodhuar në të gjitha qelizat e trupit. Është molekulë organike që ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të vitaminës K dhe vitaminës E.

Klasifikohet si vitaminë e tretshme në yndyrë, ruhet nga trupi për t’u përdorur kur është e nevojshme, s’duhet të merret vazhdimisht.

Për çfarë përdoret vitamina Q?

Ka fuqi të lartë antioksiduese e ndihmon në transferimin e energjisë nga qelizat, e pranishme në sasi të mëdha në qelizat e organeve të rëndësishme të trupit; Zemra, mëlçia, pankreasi e veshkat. Kjo koenzimë e bën lëkurën më elastike, lufton rrudhat dhe strijat, ndërkohë që i siguron trupit forcën e nevojshme për të eliminuar të gjitha llojet e lodhjes.

Veprimi kundër plakjes vjen nga fakti se kjo molekulë shmang humbjen e elastinës dhe kolagjenit, duke ngadalësuar formimin e rrudhave e duke nxitur ruajtjen e freskise së lëkurës. Koenzima Q është e pranishme në kremrat kundër rrudhave.

Ajo luan rol të rëndësishëm në sistemin imunitar, duke e forcuar e duke luftuar infeksionet dhe radikalet e lira.

Rregullon insulinën se ul nivelin e sheqerit në gjak dhe arrin të reduktojë nivelet e LDL (kolesteroli i tepërt).

Cilat ushqime e përmbajnë atë?

Gjendet në mishin e pulës e viçit, me përqendrimin më të lartë në mëlçi. Përqendrimet e koenzimës Q gjenden në ushqimet e detit e në disa lloje peshqish: Ton, salmoni, sardelet dhe skumbri. Molekula prodhohet dhe nga vetë trupi me kalimin e kohës, çlirohet gjithnjë e më pak.

Cilat janë nevojat ditore për vitaminë Q?

Nevojat ditore për vitaminë Q variojnë nga 100 në 200 mg.

Nuk është e qartë se ata që ndjekin një dietë të pasur me ushqime të pasura me koenzimë Q janë në gjendje të mbajnë nivele të larta ubiquinone. Me kalimin e moshës, p.sh mëlçia është gjithnjë e më pak e aftë të konvertojë ubikinonet nga ushqimet e t’i asimilojë, ndaj rekomandohet marrja e suplementeve të vitaminës Q (sidomos pas moshës 50 vjeç).

Dozat s’duhet të tejkalohen: Për të rriturit rekomandohet marrja e maksimumit prej 50 deri 200 mg vitaminë Q në ditë.

Duke qenë se është një molekulë e tretshme në yndyrë, preferohet të merret me një vakt të pasur me yndyrë për të lejuar trupin ta përthithë më mirë. Disa suplemente kombinojnë ubiquinone me vaj ulliri për ta bërë atë më të tretshëm. /UBT News/

Exit mobile version