Vitamina B6 ndihmon në zhvillimin normal të trurit dhe mban sistemin nervor dhe imunitar të shëndetshëm.
Të rriturit kanë nevojë për 1.2 deri 2.0 miligramë në ditë, në varësi të moshës dhe gjinisë. Ndërsa sasia më e lartë rekomandohet për gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë me gji.
Mungesa e vitaminës B6 ka më shumë gjasa të ndodhë tek njerëzit me probleme të veshkave, sëmundje autoimune, tek njerëzit që kanë probleme me përthithithjen e lëndëve ushqyesve ose tek ata që kanë varësi nga alkooli.
Sipas ekspertëve të shëndetit, vitamina B6, e promovuar gjerësisht, duhet të mbajë gjithashtu një etiketë paralajmëruese për problemet që mund të shkaktojë. Po ashtu dozat mbi 10 miligramë duhet të jepen me recetë.
Zbuloni se çfarë tregojnë të dhënat e mbledhura nga AgroWeb.org, për këtë shqetësim.
Çfarë tregojnë raportimet nga individë të ndryshëm?
Në një peticion të kryer nga ekspertë të ndryshëm, renditen raste të ndryshme ku simptomat e përbashkëta përfshinin ndjeshmëri ndaj nxehtësisë, ndjesi shpimi në duar e këmbë dhe mpirje.
Gjithashtu disa individë raportuan etje ekstreme, skuqje të fytyrës dhe urinim të shpeshtë.
Mjekët bënë teste të shumta, duke përfshirë kontrollin për sëmundjeve si diabeti i tipit 2 dhe skleroza e shumëfishtë.
Ata zbuluan se çdo gjë ishtë në paramerta normale, përveç nivelit të vitaminës B6, i cili ishte 5 herë më i lartë se niveli mesatar normal.
U vu re se edhe pas ndërprerjes së suplementit, simptomat vazhduan për një muaj, pastaj ato u pakësuan por nuk u zhdukën për një kohë të gjatë.
Çfarë tregojnë studimet e fundit?
Studimet e fundit tregojnë se vitamina B6, e promovuar dikur për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, nuk duket se i zvogëlon ato rreziqe.
Ajo mund të ndihmojë në trajtimin e disa poroblemeve gjatë shtatëzanisë, aneminë dhe ndoshta sindromën premenstruale (PMS).
Megjithatë shumica e dëshmive në lidhje me toksicitetin, janë nga raportet e rasteve.
Në një raport të vitit 2017 për një revistë toksikologjie, studiuesit thanë se më shumë se 50 raste të dhimbjes së nervit ndijor ishte për shkak të shtesave të vitaminës B6.
Doza më e ulët e raportuar që shkakton efekte negative është 50 mg, thuhet në peticion./AgroWeb.org