UBT News

Vitamina A potenciale të trajtojë ndryshimet e nuhatjes pas infektimit me Covid

Pikat e hundës të vitaminës A mund të jenë në gjendje të trajtojnë humbjen ose ndryshimin e nuhatjes tek disa njerëz që kanë pasur Covid, thonë studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton UBT News.

Universiteti i Anglisë Lindore po zhvillon një provë 12-javore. Vetëm disa nga pacientët vullnetarë do të marrin trajtimin, por të gjithëve do t’u kërkohet të nuhasin erëra të fuqishme siç janë vezët dhe trëndafilat e kalbur.

Pas kësaj skanimet e trurit do të kontrollojnë nëse vitamina ka riparuar rrugët e dëmtuara të nuhatjes.

Humbja ose ndryshimi i nuhatjes është një simptomë e zakonshme e Covid, edhe pse shumë viruse të tjerë, siç është gripi, gjithashtu mund ta shkaktojnë atë.

Megjithatë shumica e njerëzve e rifitojnë atë natyrshëm brenda disa javësh, shumë prej tyre kanë mbetur me çrregullime të vazhdueshme të nuhatjes.

Lina Alnadit, 29 vjeçare nga Londra, iu rrit parosmia pas infektimit me Covid, që do të thotë se era e shumë gjërave të zakonshme ka ndryshuar tek ajo. Uji i rubinetit, për shembull, ka erë të tmerrshme tani për të.

Dhe vezët që janë një nga ushqimet e preferuara të saj, tani mbajnë erë si gome e djegur!

“Humbja [e nuhatjes] ishte shkatërruese. Ajo ndikoi në dietën time në mënyrë dramatike. Kishte shumë ushqime që thjesht nuk mund t’i përballoja duke ngrënë. Ishte vërtet shqetësuese”.

Por situata është përmirësuar gradualisht dhe Lina ka gjetur disa truqe që ndihmojnë. Shtimi i lëngut të limonit e bëri atë të ndihej shumë më mirë, dhe gjithashtu ushqimet e djegësta.

Studiuesi kryesor Prof Carl Philpott, tha: “Ne duam të zbulojmë nëse ka një rritje në madhësinë dhe aktivitetin e rrugëve të nuhatjes së dëmtuar në trurin e pacientëve kur trajtohen me pika hundore të vitaminës A”.

“Ne do të kërkojmë ndryshime në madhësinë e llambës së nuhatjes – një zonë mbi hundë ku nervat e erës bashkohen dhe lidhen me trurin. Ne gjithashtu do të shikojmë aktivitetin në zonat e trurit të lidhura me njohjen e aromave”, shtoi ai.

Vitamina A, ose retinol, ndihmon në ruajtjen e:

-sistemit imunitar – mbrojtja e trupit kundër sëmundjeve dhe infeksioneve
-shikimit, veçanërisht shikimin në dritë të zbehtë
-lëkurën

Shumë ushqime të qumështit, si dhe disa perime, përmbajnë këtë vitaminë të tretshme në yndyrë. Por njerëzit që marrin suplemente të vitaminës A duhet të jenë të vetëdijshëm se konsumi i tepruar mund të jetë i dëmshëm./UBTNews

Exit mobile version