UBT News

Visar Ballovci, i ftuari i radhës i Speciales

Visar Ballovci, i mbijetuari i masakrës së Dubravës u ftua nga Gjykata Speciale. Me anë të një shkrimi në Facebook, Ballovci ka bërë të ditur se ai u ftua në cilësinë e dëshmitarit dhe do të paraqitet më 12 tetor 2020.

“Më lejoni të ju njoftoij se kam mar ftes nga Gjykata e Hagës që të paraqitem me datën 12.10.2020 në cilësin e dëshmitarit.Atje do të dëshmojë për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, dhe shokëve të vrarë, e masakruar në burgun e Dubraves, do të dëshmojë se lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që krimët i shkaktoi Serbia në pragun e shtëpis tonë.Ballin e lartë e kurrizin drejtë, e gjithmonë krenarë me UÇK-në tonë.Rrnoftë kjo ushtri Çlirimtare që jehonë i dha Ramush Haradinaj, emri i ti mos u harroft asnjëherë aty ku flitet shqip.”, shkroi Ballovci në Facebook./UBTNews

Exit mobile version