Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka shtuar gatishmërinë në parandalimin e sëmundjes së virusit të Nilit Perëndimor i cili shkakton sëmundje sezonale muajve të verës.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Kosovë nuk ka raste me këtë lloj virusi, por u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave.