Eurodeputetja Viola von Cramon u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të vendosin interesin e shtetit para interesit të partisë.
“Kjo është edhe shpresa ime. Sigurohuni që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të vendosin interesat e shtetit në rend të parë, para interesave të një partie”, ka shkruar Cramon.
That‘s also my hope. Please make sure that everyone in the National Assembly of Kosovo puts the country’s interest first and not the own or the party‘s one. https://t.co/YnevCD83T5
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 31, 2021
Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës ta përkrahin presidentin e ri në zgjedhje. Rohde ka mirëpritur vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të qëndruar në seancë ku do të zgjedhet presidenti i ri./UBTNews