Një nga vilat më të vjetra në New York u shit për 50 milionë dollarë për herë të parë në 76 vjet, sipas Mansion Global. Vila është blerë nga një kompani me adresë në New York.
Këtë vilë Jugosllavia e bleu në vitin 1946 për nevoja diplomatike dhe në atë kohë përdorej nga presidenti Josip Broz Tito.
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë gjatë viteve 1990, rezidenca u trashëgua nga pesë shtete pasardhëse – Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – të cilët ranë dakord të shpërndajnë asetet e Jugosllavisë sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në vitet e hershme, sipas dokumenteve të OKB-së. Sllovenia tani do të marrë mbi 7 milionë dollarë nga shitja.
Ky grup shtetesh shiti edhe një kooperativë në 730 Park Avenue për më shumë se 12 milionë dollarë në 2018, tregojnë të dhënat./UBTNews/