UBT News

Viktimat e sulmit në Kongres

Trump supporters clash with police and security forces as they storm the US Capitol in Washington D.C on January 6, 2021. - Demonstrators breeched security and entered the Capitol as Congress debated the a 2020 presidential election Electoral Vote Certification. (Photo by Joseph Prezioso / AFP) (Photo by JOSEPH PREZIOSO/AFP via Getty Images)

Numri i përgjithshëm i viktimave si pasojë e sulmit në Kongres të mërkurën mbrëma ka shkuar në pesë.

Ashli Babbitt, 35-vjeçare, ishte pjesë e turmës që hynë brenda Kongresit. Një deklaratë nga Policia e Kapitolit tha se një punonjës gjuajti me armë zjarri duke e goditur atë, “ndërsa protestuesit po shkonin me forcë drejt vendit ku anëtarët e Kongresit po qëndronin”. Babbitt u dërgua në spital e plagosur, dhe vdiq në mbrëmje.

Në mesin e viktimave ishte edhe Benjamin Phillips, 50-vjeçar, i cili organizoi një grup për personat nga Pensilvania që të udhëtonin bashkë drejt Uashingtonit. Një programer, ai krijoi një kanal në rrjete sociale për mbështetësit e Trumpit.

Kevin Greeson, 55-vjeçar nga Alabama, thuhet se ka vdekur nga një sulm në zemër në atë ngjarje. Familjarët e tij thanë se ai nuk ka shkuar atje për dhunë apo trazira dhe se nuk i pranonte veprimet e tilla.

Policia po ashtu konfirmoi vdekjen e Rosanne Boyland, një 34-vjeçare nga Gjeorgjia. Nuk dihen ende detajet rreth vdekjes së saj./UBTNews

Exit mobile version