UBT News

Vietnami fillon me rihapjen e shkollave

Mbi 17 milionë studentë vietnamezë u kthyen në shkolla të hënën për herë të parë pas një viti, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, teksa autoritetet shëndetësore njoftuan planet për vaksinimin e fëmijëve që nga mosha 5-vjeçare kundër COVID-19.

Vendi i Azisë Juglindore hoqi shumë nga kufizimet në muajin tetor, por pothuajse të gjithë nxënësit ndiqnin mësimet nga distanca që nga viti i kaluar.

Shumica e shkollave në vend do të hapen nga mesi i shkurtit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate.

Qeveria njoftoi edhe se do të blejë 21.9 milionë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech për vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-12 vjeç.

Më shumë se 75 për qind e 98 milionë banorëve të Vietnamit kanë marrë të paktën dy vaksina të vaksinës antiCOVID dhe autoritetet synojnë të administrojnë një vaksinë përforcuese për të gjithë popullsinë e rritur deri në fund të marsit./UBTNews

Exit mobile version