UBT News

Vietnami dënon me nëntë vjet burg një gazetare

Të martën, një gjykatë në Vietnam dënoi me nëntë vjet burg ​​një gazetare dhe disidente të njohur për veprime antishtetërore, thanë avokatët e saj dhe media shtetërore, në një rast që tërhoqi vëmendjen e grupeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Pham Doan Trang, që publikoi gjerësisht material për të drejtat e njeriut dhe për dyshimet rreth brutalitetit të policisë në Vietnam, u dënua për “nxitje të propagandës ndaj shtetit” nga një gjykatë në kryeqytetin e Vietnamit, në Hanoi.

Pavarësisht reformës ekonomike dhe pranimit të ndryshimeve shoqërore, Partia Komuniste që sundon në Vietnam censuron rreptësisht mediat dhe toleron fare pak kritika./UBTNews

Exit mobile version