UBT News

Vidhte gjëra ushqimore, arrestohet personi

Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se vidhte gjësende ushqimore.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se raportuesja e kishte vërjetur të dyshuarin tek vidhte në kamerat e sigurisë.

“Rr.Ali Vitia, Prishtinë 24-25.05.2023 Raportohet se ankuesja femër kosovare në bazë të kamerave të sigurisë ka vërejtur një të dyshuar mashkull kosovar duke vjedhur gjësende ushqimore. Njësiti i hetimeve ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version