UBT News

Vidhet një veturë në Obiliq

Një person nga fshati Mazgit i Obiliqit raportoi dje në Polici se i është vjedhur vetura. Policia është duke e hetuar rastin.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore e cila ka qenë e parkuar në punishten e një objekti që kishte qenë duke u ndërtuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version