Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të hënën gjatë mesditës në Lipjan.
Sipas Policisë së Kosovës, një person ka lajmëruar se persona të panjohur i kishin vjedhur veturën e tij, me targa vendore.
“Njësitet policore janë duke hetuar rastin dhe është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.