UBT News

Vidhet një arkë e një marketi në Prishtinë

Tre persona të panjohur nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur arkën e një marketi në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:22 në rrugën “Rexhep Suma”, Prishtinë.

“Dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se derisa sa kanë qenë duke punuar ne një lokal (market), tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armeve kanë marrë arkën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Për shkak të shqetësimi ankueset kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version