UBT News

Vidhen stoli ari e para të gatshme në Suharekë dhe Prizren

Në Suharekë dhe Prizren janë vjedhur stoli ari e para të gatshme. Policia e Kosovës përmes raportit njofton se të mërkurën në fshatin Nishor të Suharekës janë vjedhur sasi të konsiderueshme të arit dhe para të gatshme.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur, kanë kryer një vjedhje në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit dhe parave te gatshme”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Ndërsa në Prizren një femër ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se persona të panjohur depërtuan në shtëpinë e saj, ia kanë vjedhur stolitë me ari e para të gatshme.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se të dyshuar të panjohur, kanë depërtuar në shtëpinë e saj ku kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme”, thuhet në raport të Policisë./UBTNews

Exit mobile version