Policia ka informuar se mbrëmë në një shtëpi në Ferizaj janë vjedhur stoli të arit dhe para të gatshme.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur Policia.
Rasti që ka ndodhur në fshatin Cërnillë është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.