Një kompani në fshatin Bardhosh të Prishtinës është bërë cak i një vjedhjeje, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në objekt dhe kanë marrë para.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 01:09.
Ankuesi ka njoftuar policinë se të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në objektin e kompanisë së tij dhe, përveç vjedhjes së parave, kanë shkaktuar edhe dëme materiale.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar./A.K/
