UBT News

Vidhen para dhe stoli ari në Surkish të Podujevës

Para, stoli ari dhe një televizor në vlerë të 300 euorve është raportuar se janë vjedhur dje në një shtëpi, në fshatin Surkish të Podujevës. Policia rastin e ka cilësuar “Vjedhje e rëndë”.

“Është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe nga aty kanë arrit të marrin një TV në vlerë rreth 300 euro, para kesh në vlerë rreth 1250 euro si dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme”, ka bërë të ditur Policia.

Ndërkohë rasti është në procedurë hetimore.

Exit mobile version