Policia e Kosovës sot ka informuar se është raportuar për një vjedhje në Prishtinë. Një grua ka raportuar se në banesën e saj janë vjedhur para të gatshme dhe bizhuteri.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona deri më tani të panjohur kanë demoluar banesën e saj dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe bizhuteri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, ka bërë të ditur PK.
Rasti vazhdon të hetohet.