Një qytetar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur një pasaportë, ari e vlerë të madhe të parave të gatshme në shtëpinë e tij në Podujevë. Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Podujevë 31.10.2022 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një shumë para të gatshme, stoli ari dhe një pasaportë”, thuhet në raport.