UBT News

Vidhen 15 shtëpiza kompjuteri në një lokal në Prishtinë

Mëngjesin e së mërkurës në një lokal në kryeqytet janë vjedhur 15 shtëpiza kompjuteri. Policia njofton se lidhur me rastin ende nuk është arrestuar ndonjë person.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 07.10.2020-06:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, se person-a të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar në lokalin e ti dhe nga aty kanë vjedhur pesëmbëdhjetë (15) shtëpiza kompjuteri. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version