UBT News

Videot e TikTok bëhen më të gjata

Përdoruesit e rrjetit social TikTok tashmë mund të publikojnë video më të gjata. Kufiri maksimal tashmë është 3 minuta nga 1 minutë që kishte qenë më herët.

TikTok u rrit në popullaritet për shkak të formatit të videove me metrazh të shkurtër por së shpejti pritet të ndryshojë. Idenë e videove më të gjata TikTok e hodhi që prej Dhjetorit 2020 dhe më vonë nisi testimin e videove tre minutëshe.

Videot me të gjata do të bëhen më kreative dhe përdoruesit mund të shtojnë përmbajtjen e tutorialeve, trajnimeve apo edhe komedive.

Aktualisht limiti prej 1 minutësh detyronte krijuesit të ndajnë punimet e tyre në disa pjesë. Jo vetëm që ishte irritim për ta, por edhe për përdoruesit të duhej të gjenin vazhdimin e klipit.

Nga ana tjetër është sinjal i pastë konkurrence nga TikTok drejt rivalëve të cilët kanë filluar të krijojnë kopjet e tyre të formatit të Tiktok.

Instagram, YouTube, Google të gjithë po hyjnë në këtë trend të ri. /PCWorld Albanian

Exit mobile version