UBT News

Videot e mercenarëve rusë arrijnë 1 miliard shikime në TikTok

Në TikTok janë publikuar dhjetëra video në të cilat lavdërohet dhuna e mercenarëve të Grupit Wagner të Rusisë dhe ato janë parë më shumë se një miliard herë, sipas një raporti të ri. Wagner ka dërguar një numër të madh mercenarësh në Ukrainë.

NewsGuard me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila trajton dezinformatat në internet, thotë se disa nga videot shfaqin ekzekutimin e një ish-mercenari rus. Nga platforma thanë se do të reagojnë kundër çdo përmbajtjeje që shkel politikat e saj.

NewsGuard tha se ka identifikuar 160 video në platformë që “aludojnë, tregojnë ose lavdërojnë aktet e dhunës” nga grupi mercenar, i themeluar nga Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Analistët thanë se një prej këtyre videove ishte shikuar të paktën 900 mijë herë para se platforma e videove të shkurtra ta largonte atë.

TikTok është në pronësi të firmës ByteDance me bazë në Kinë./UBTNews/

Exit mobile version