Një video që u bë virale ku shfaqet një grua e cila ngjitet në murin e një pusi për të marrë ujë ka nxjerrë në pah mungesën akute në disa zona të shtetit qendror indian të Madhya Pradesh. Videoja tregon një grua duke zbritur në pus pa litar apo parzmore për të hyrë në ujë.
Njerëzit në fshatin Ghusiya janë detyruar të ndërmarrin veprime ekstreme pasiqë puset dhe pellgjet janë tharë. Edhe disa vende të tjera përreth Indisë janë duke u përballur me kriza të tilla.
Videot në të cilat shfaqen indianët që rrezikojnë jetën e tyre për të marrë ujë shpesh bëhen virale. Në prill, një video e ngjashme shfaqte një grua që zbriste një pus në shtetin Maharashtra për të marrë ujë.
Në një raport global të vitit 2019, India u listua në mesin e 17 vendeve ku mungesa e ujit ishte jashtëzakonisht e lartë. Sipas raportit, shtetet sikurse Madhya Pradesh, Punjab, Rajasthan, Uttar Pradesh, Gujarat, Uttarakhand dhe Haryana janë në mesin e shteteve më të goditura nga kriza.
Në Madhya Pradesh, mungesa e ujit është një çështje që përsëritet çdo verë. Qeveria e shtetit ka premtuar furnizim me ujë nga rubineti për çdo fshat deri në vitin 2024. Por uji i pijshëm është ende i paarritshëm për miliona njerëz.
Në Ghusiya, fshatarët e zemëruar kanë thënë se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale këtë vit për të protestuar kundër qeverisë.
#WATCH | Madhya Pradesh: People in Dindori’s Ghusiya village risk their lives to fetch water from an almost dry well pic.twitter.com/jcuyLmE5xL
— ANI MP/CG/Rajasthan (@ANI_MP_CG_RJ) June 2, 2022
Shumë indianë në mediat sociale reaguan ndaj videos dhe u kërkuan zyrtarëve që të ndihmojnë urgjentisht fshatin./UBTNews/