UBT News

Videoja e ‘ekzekutimit’ të ushtarit ukrainas përbën krim lufte nëse është e vërtetë, thotë Ramsay

Natën e kaluar u përhapën pamjet që shfaqin një ushtar ukrainas i cili dyshohet se u ekzekutua nga trupat ruse.

Dhe sot, ushtria e Ukrainës tha se kishte identifikuar ushtarin për të cilin tha se u qëllua për vdekje nga “pushtuesit rusë”.

Lidhur me këtë, kryekorrespondenti i Sky News, Stuart Ramsay thotë se ka një konfuzion në lidhje me detajet e videos.

“Nëse është absolutisht e saktë dhe nëse është ajo që pretendohet të jetë, atëherë pa dyshim që është një krim lufte”, thotë ai.

“Kjo nuk ka të bëjë me luftimet aktuale rreth Bakhmutit, është thjesht një akt kriminal. Do të hetohet”.

Ramsay vazhdoi duke thënë se mijëra akuza për krime lufte po hetohen tani, por çështja kryesore këtu është se si autoritetet ukrainase do të jenë në gjendje të gjejnë ata që janë përgjegjës për vrasjen e supozuar./UBTNews/

Exit mobile version