UBT News

Video muzikore në Spotify, hapi i ri drejt konkurrencës me YouTube

Nga muaji i ardhshëm, Spotify do të ofrojë më shumë video muzikore në platformën e saj. Përditësimi do të nisë në Shtetet e Bashkuara, duke e vendosur gjigantin e transmetimit në një konkurrencë të drejtpërdrejtë me YouTube.

Zgjerimi i Spotify drejt videove muzikore vjen pas nënshkrimit të marrëveshjeve me shtëpitë kryesore diskografike dhe Shoqatën Kombëtare të Botuesve të Muzikës në SHBA këtë vjeshtë, që sigurojnë të drejtat audiovizuale për artistët më të njohur ndërkombëtarisht.

“Këto marrëveshje sigurojnë të drejtat e videos që na kanë munguar për kohë të gjatë,” tha Drejtori Tregtar i Spotify, Alex Norström, gjatë publikimit të rezultateve financiare për nëntor.

“Ky është një objektiv strategjik kyç për ne, sepse na mundëson të inovojmë dhe të lançojmë më shumë produkte dhe veçori,” shtoi ai.

Sipas The Verge, shërbimi ofron “gjysmë milioni podkaste dhe programe video”, ndërsa mbi 390 milionë përdorues kanë transmetuar podkaste audiovizuale. Koha që përdoruesit kalojnë duke parë video është më shumë se dyfishuar nga viti në vit.

Spotify publikoi edhe Wrapped, një listë interaktive që u jep abonentëve një pasqyrë të muzikës më të dëgjuar gjatë vitit, së bashku me statistika dhe informacione që mund të ndahen lehtësisht në rrjetet sociale. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version