Victoria’s Secret po ndërron fantazinë me realitetin.
Marka e të brendshmeve kohët e fundit njoftoi një iniciativë të krijuar për të formuar të ardhmen e markës përmes një platforme të re, The VS Collective. E thënë ndryshe: Kompania po ndërron VS Angels e saj shpesh të kritikuar për partnerë më gjithëpërfshirës të cilët përfaqësojnë më mirë gratë e ditëve moderne.
“Këta partnerë të jashtëzakonshëm, me prejardhjet, interesat dhe pasionet e tyre unike do të bashkëpunojnë me ne për të krijuar koleksione revolucionare të produkteve, përmbajtje tërheqëse dhe frymëzuese, programe të reja të asociimit të brendshëm dhe mbështetje për qëllime jetësore për gratë,” ndau kompania në një postim në Instagram duke shpallur kolektivin.
Anëtarët themelues përfshijnë lojtaren e futbollit dhe aktivisten e barazisë gjinore Megan Rapinoe, skiatoren Eileen Gu, aktoren Priyanka Chopra Jonas, themeluesen e ‘Girl Gaze’ Amanda de Cadenet dhe modelet Adut Akech Bior, Valentina Sampaio dhe Paloma Elsesser.
“Një grup grash që frymëzojnë ndryshime dhe pozitivitet”, tregon një burim për Page Six në lidhje me ribrandimin. “Një hap tjetër që ata po ndërmarrin drejt transformimit të markës”.
Ideja është të krijojmë këtë për një brez të ri për markën që ka të bëjë më shumë me përfshirjen. Dhe [Victoria’s Secret] kishte nevojë për të nëse do të donin të qëndronin në trend. “Marka ishte e mbërthyer në një epokë që nuk evoluoi kurrë. Tani është një botë tjetër”, shtoi burimi.
Victoria’s Secret është përballur me reagime të ashpra për ngacmime seksuale në mes të një kulture misogjine të korporatës që përqendrohej tërësisht në vështrimin mashkullor. “Kur bota po ndryshonte, ne ishim shumë të ngadaltë për t’u përgjigjur”, ka thënë Martin Waters, shefi ekzekutiv i markës.
“Ne kishim nevojë të ndalojmë së foluri për atë që burrat duan dhe të jemi [duke punuar] për atë që gratë duan.”
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)