UBT News

Victoria zbulon sfidat e 26 viteve martesë me David Beckham

Ylli i njohur televiziv, Victoria Beckham, ka folur hapur për periudhën e vështirë që ajo dhe bashkëshorti i saj, David Beckham, kanë përjetuar gjatë 26 viteve martesë, duke pranuar se e kanë përballuar së bashku “stuhinë e mallkuar”.

Gjatë një interviste në podcastin “Call Her Daddy”, 51-vjeçarja u pyet për thashethemet e dikurshme mbi një lidhje të supozuar mes Davidit dhe asistentës së tij personale, Rebecca Loos, siç raporton FemaleFirst.

“E di çfarë? Na është hedhur shumë gjëra para. Po flisnim për këtë pasi sapo festuam 26-vjetorin e martesës, njerëzit thanë se nuk do të zgjaste… 26 vjet! Kemi kaluar shumë sfida, por gjithmonë kemi qëndruar bashkë dhe kemi përballuar stuhinë e mallkuar,” tha Victoria.

Çështja u rikthye në vëmendje pas dokumentarit “Beckham” në Netflix, ku David pranoi se ajo periudhë ishte më e vështira për ta si çift.

“Sinqerisht, nuk e di si ia dolëm. Victoria është gjithçka për mua. Ta shihja të lënduar ishte jashtëzakonisht e vështirë, por ne jemi luftëtarë. Duhej të luftonim për njëri-tjetrin dhe për familjen tonë. Ajo që kishim ia vlente çdo përpjekje,” tha David.

Ai ka shtuar se përjetonte stres të madh çdo ditë: “Kishte mëngjese që zgjohesha dhe pyesja veten: ‘Si do shkoj në punë? Si do dal në fushë sikur s’ka ndodhur asgjë?’ Ndihesha fizikisht i sëmurë çdo mëngjes kur hapja sytë.”

Rebecca Loos, e cila ka qenë asistente e Davidit gjatë kohës që ai luante për Real Madrid në fillim të viteve 2000, ka insistuar se lidhja mes tyre ka qenë reale, edhe pse Beckham e ka mohuar gjithmonë.

“Për mendimin tim, isha guximtare që u përballa me ta. Kam thënë të vërtetën. Nuk kam ekzagjeruar dhe nuk kam gënjyer për asgjë. Pse? Sepse po përballesha me çiftin më të fuqishëm në media, me gjithë paratë e botës, me PR-in dhe avokatët më të mirë. Gjithçka që kisha në anën time ishte e vërteta,” tha Loos për “60 Minutes Australia”. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version